Përditësoni softuerin e telefonit tuaj duke përdorur telefonin
Dëshironi të përmirësoni performancën e telefonit tuaj dhe të merrni përditësime të
aplikimit dhe veçori të reja? Përditësoni rregullisht softuerin për të marrë më të mirën
e telefonit tuaj. Gjithashtu mund të caktoni që telefoni juaj të kontrollojë
automatikisht për përditësime.
Paralajmërim:
Nëse instaloni një përditësim programi, nuk mund ta përdorni pajisjen qoftë dhe për
të kryer thirrje urgjence, derisa instalimi të përfundojë dhe pajisja të rifunksionojë.
Përdorimi i shërbimeve ose shkarkimi i përmbajtjes mund të shkaktojë transferimin
e sasive të mëdha të të dhënave, që mund të sjellë kosto të trafikut të të dhënave.
Para se të filloni përditësimin, lidhni një ngarkues ose sigurohuni që bateria e pajisjes
të ketë energji të mjaftueshme.
Zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
.
1 Zgjidhni
Pajisje
>
Përdit. e pajisjes
.
2 Për të shfaqur versionin aktual të softuerit, zgjidhni
Det. aktuale të softit
.
3 Zgjidhni
Shkarko softin e paj.
për të shkarkuar dhe instaluar një përditësim të
softuerit. Ndiqni udhëzimet e afishuara.
32
Gjetja e ndihmës
4 Nëse instalimi u anulua pas shkarkimit, zgjidhni
Inst. përd. e softit
.
Përditësimi i softuerit mund të kërkojë disa minuta. Nëse ka probleme me instalimin,
kontaktoni me ofruesin e shërbimit.
Kontrolli për përditësime softueri automatikisht
Zgjidhni
Përdit. auto i softit
dhe përcaktoni sa shpesh të kontrolloni për përditësime
të reja softueri.
Siguruesi juaj i shërbimit mund të dërgojë përditësime të softuerit të telefonit tuaj
duke i transmetuar direkt në telefonin tuaj. Për më tepër informacion mbi këtë
shërbim të rrjetit, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit të rrjetit.