
Mbështetja
Kur të dëshironi të mësoni më shumë mbi mënyrën si të përdorni produktin tuaj ose
jeni i pasigurt si duhet të funksionojë telefoni juaj, lexoni manualin e përdoruesit
plotësisht.
Nëse kjo nuk e zgjidh problemin tuaj, kryeni një nga veprimet e mëposhtme:
•
Rindizni telefonin tuaj. Fikni telefonin dhe hiqini baterinë. Pas rreth një minute,
zëvendësoni baterinë dhe ndizni telefonin.
•
Përditësoni softuerin e telefonit tuaj
•
Rivendosni cilësimet origjinale
Nëse problemi juaj nuk zgjidhet, kontaktoni me Nokia-n për opsionet e riparimit.
Vizitoni www.nokia.com/repair. Para se ta dërgoni telefonin tuaj për riparime,
gjithmonë krijoni rezervë të të dhënave tuaja.