Nokia C2 05 - Futja e një karte SIM dhe e baterisë

background image

Futja e një karte SIM dhe e baterisë

Shënim: Fikni pajisjen dhe shkëpusni ngarkuesin dhe çdo pajisje tjetër para se të

hiqni ndonjë nga kapakët. Gjatë ndërrimit të ndonjë kapaku, përpiquni që të mos

prekni elementet elektronike. Pajisjen mbajeni dhe përdoreni gjithmonë me kapakë

të bashkëngjitur.

I rëndësishëm: Kjo pajisje është projektuar për t'u përdorur vetëm me një kartë

SIM standarde (shikoni figurën). Përdorimi i kartave SIM jo të përputhshme mund të

dëmtojë kartën ose pajisjen dhe mund të dëmtojë të dhënat e ruajtura në kartë. Ju

lutemi këshillohuni me operatorin tuaj celular për përdorimin e një karte SIM që ka një

prerje mini-UICC.

I rëndësishëm: Gjithmonë hiqeni baterinë para se të futni ose hiqni kartën SIM, që

të parandaloni dëmtimin e kartës.

Ky telefon është parashikuar të përdoret me një bateri BL-4C. Përdorni gjithmonë

bateri origjinale Nokia.

Karta SIM dhe kontaktet e saj mund të dëmtohen lehtësisht nga gërvishtjet ose

përkuljet, kështu që kujdes kur e mbani, e futni ose e hiqni kartën.

1 Vendosni gishtin në zgavrën në krye të telefonit dhe ngrini dhe hiqni me kujdes

kapakun e pasmë (1).

2 Nëse bateria është e vendosur, hiqeni baterinë (2).

6

Fillimi

background image

3 Futni ose hiqni kartën SIM (3 ose 4). Sigurohuni që zona e kontaktit të kartës të

jetë e kthyer poshtë.

4 Përshtatni kontaktet e baterisë dhe të ndarjes së baterisë, dhe vendosni baterinë

(5). Për të rivendosur kapakun e pasmë, drejtoni kapëset bllokuese të poshtme

në drejtim të vendeve të tyre (6) dhe shtypeni derisa kapaku të mbërthehet si

duhet (7).